Shtatë persona arrestohen për posedim të substancave narkotike në Shkup dhe Gostivar

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar shtatë persona në lokacione të ndryshme të vendit, pasi gjatë kontrolleve policore tek ata janë gjetur dhe sekuestruar lloje të ndryshme të substancave narkotike.

Në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, policia arrestoi F.S. 21, pasi gjatë kontrollit iu gjet marihuanë. Po ashtu, në lagjen Karposh u arrestua M.R. 23, tek i cili u gjet një substancë pluhurore e dyshuar si substancë narkotike.

Një tjetër arrestim u krye në Gazi Babë, ku S.R. 29 u ndalua pasi posedonte marihuanë. Ndërkohë, në qendër të Shkupit, policia arrestoi A.Ç. 22, pasi iu gjet një substancë e bardhë në formë të ngurtë.

Në dy raste të tjera, në zonën e Bit Pazarit, u arrestuan H.A. 25 dhe E.O. 22, të cilët dyshohet se posedonin marihuanë.

Ndërkohë, në fshatin Pallçisht të Gostivarit, policia arrestoi L.S. 21. Sipas njoftimit, ai tentoi të largohej nga një paketim me marihuanë pasi vërejti praninë e policisë, por lënda narkotike u gjet dhe u sekuestrua nga autoritetet.

Nga MPB bëjnë të ditur se pas përfundimit të procedurave dhe dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të dyshuarve do të ngrihen kallëzimet përkatëse sipas ligjit.