Këngëtari i njohur Butrint Imeri ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me një postim të publikuar në rrjetet sociale.
Artisti ka ndarë një fotografi, të cilën e ka shoqëruar me shprehjen: “Qysh ka ajo shprehja, happy wife happy life”, një frazë që zakonisht lidhet me jetën martesore dhe harmoninë në çift.
Menjëherë pas publikimit, ndjekësit kanë nisur të komentojnë dhe të aludojnë për jetën e tij sentimentale, duke u pyetur nëse këngëtari po jep ndonjë sinjal për një lidhje serioze apo për një zhvillim të ri në jetën private.
Megjithatë, Butrinti nuk ka dhënë asnjë sqarim shtesë lidhur me kuptimin e postimit, duke lënë gjithçka në nivel spekulimesh.
Pavarësisht kësaj, postimi ka mjaftuar që emri i tij të rikthehet në qendër të vëmendjes dhe të ngjallë diskutime të shumta mes fansave në rrjetet sociale.
