Policia ndalon shtatë shtetase të huaja në një klub nate në Ohër

Gjatë një kontrolli të realizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut në një klub nate në Ohër, janë ndaluar shtatë shtetase të huaja për punë ilegale.

Sipas policisë, A.G. (28), M.R. (26), A.B. (29) dhe A.S. (28) nga Rusia, P.P. (31) nga Bullgaria, A.L. (31) nga Kazakistani dhe A.R. (42) nga Serbia janë kapur duke punuar si valltare pa dokumentacion përkatës.

Pas konstatimit të shkeljeve, ato janë shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejshme, ndërsa pas dokumentimit të rastit pritet të ngrihen kallëzime sipas nenit 217 të Ligjit për të Huajt.