Katër persona privohen nga liria në Kumanovë, gjendet substancë e bardhë

Katër persona janë privuar nga liria në Kumanovë gjatë një kontrolli të kryer në shtëpinë e një 45-vjeçari.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, policia ka ndërhyrë rreth orës 00:50, ndërsa janë ndaluar R.S. (45) nga Kumanova, T.K. (45) nga Romanovca, N.A. (39) nga Kumanova dhe M.K. (39) nga Biljanovca.

Kontrolli në shtëpinë e R.S. është kryer me urdhër gjyqësor. Aty, përveç të dyshuarit, janë gjetur edhe tre personat e tjerë, ndërsa janë zbuluar disa paketime me substancë të bardhë në formë kokrrizash, si dhe sende të tjera.

Të katër personat janë dërguar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ndërmerren masa përkatëse ligjore, njofton MPB.