Pas dënimit të Rexhep Selimit, bashkëshortja publikon një mesazh

Shqipe Mehmeti-Selimi, bashkëshortja e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Rexhep Selimi, ka reaguar për herë të parë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, me të cilin ai është dënuar me 13 vjet burgim.

Një ditë pas shpalljes së aktgjykimit, Mehmeti-Selimi ka publikuar në Facebook një fotografi ku shihen djali dhe vajza e saj, të cilët mbajnë së bashku flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Krahas fotografisë, ajo ka shkruar:

“Nën hijen e këtij flamuri, gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë!”