Këngëtarja e njohur Adelina Thaçi nuk arriti të sigurojë një mandat deputeti në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të fundit parlamentare. Megjithatë, rezultatet zgjedhore janë shoqëruar edhe me reagime me nota humori nga miqtë dhe kolegët e saj.
Një prej tyre ishte këngëtarja Edona Llalloshi, e cila i është drejtuar Adelinës me një koment miqësor dhe plot humor: “Ti jap unë do vota”.
Ky reagim ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, të cilët e kanë parë si një shaka mes dy artisteve që prej vitesh gëzojnë respekt dhe miqësi me njëra-tjetrën.
Komenti i Edonës është shpërndarë gjerësisht në internet, duke nxitur reagime dhe buzëqeshje te fansat e tyre, të cilët e kanë vlerësuar atmosferën pozitive dhe humorin mes dy këngëtareve.
Pavarësisht rezultatit zgjedhor, Adelina Thaçi vazhdon të mbetet një nga figurat më të njohura të skenës muzikore dhe publike në Kosovë.
