Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ndodhet në Pustec të Shqipërisë, ku po merr pjesë në një aktivitet festiv.
Gjatë ceremonisë, sipas raportimeve, është ekzekutuar vetëm himni i Maqedonisë së Veriut, ndërsa himni shqiptar nuk është luajtur.
Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që, gjatë një aktiviteti ku merr pjesë kryeministri Mickoski, ngrihen pikëpyetje për respektimin e protokollit shtetëror.
Sipas pretendimeve të raportimit, në raste të tilla pritet që fillimisht të ekzekutohet himni i vendit pritës, e më pas himni i delegacionit ose vendit mysafir.
Në aktivitet ishin të pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, si dhe ish-kryetari i kësaj bashkie, Edmond Themelko, një nga organizatorët e aktivitetit.
Arsyet përse nuk u ekzekutua himni shqiptar gjatë ceremonisë nuk janë bërë të ditura.
