Një 35-vjeçar nga fshati Studeniçan dyshohet se ka humbur jetën nga goditja elektrike, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas MPB-së, ngjarja ka ndodhur më 16 shtator 2026, rreth orës 11:40, në oborrin e një shtëpie në Studeniçan, në pronësi të A.S. (56).
Nga policia bëjnë të ditur se H.B. (35) kishte shkuar në oborrin e shtëpisë për të marrë një pajisje larëse, me qëllim që të lante automjetin. Gjatë kësaj kohe, ai ka rënë, me shumë gjasë si pasojë e një goditjeje elektrike.
I riu është transportuar me automjetin e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit i është dorëzuar Mjekësisë Ligjore për autopsi. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë në vijim.
