Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ ka njoftuar disa përditësime të reja në procedurat e udhëtimit, të cilat kanë hyrë në fuqi nga 1 prilli 2026, me qëllim lehtësimin dhe përshpejtimin e procesit të fluturimeve.
Sipas njoftimit, udhëtarët këshillohen të përdorin check-in online dhe të kenë kartën e imbarkimit në celular ose të printuar. Pasagjerët që nuk kanë bagazh të regjistruar mund të shkojnë direkt në portën e nisjes.
Po ashtu, është theksuar se pasagjerët duhet të paraqiten në aeroport të paktën 3 orë para nisjes së fluturimit, për shkak të procedurave të imbarkimit dhe mbylljes së check-in-it.
Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve që të respektojnë oraret e përcaktuara dhe të plotësojnë saktë të dhënat gjatë check-in-it online, pasi gabimet mund të shkaktojnë probleme gjatë udhëtimit.
Udhëtarëve u rekomandohet gjithashtu të informohen paraprakisht për fluturimet dhe të ndjekin udhëzimet e linjave ajrore për një proces më të shpejtë dhe më të lehtë.
