“Një princeshë erdhi në jetën tonë” – Damiano Agalliu emocionon me lajmin e bukur

Damiano Agalliu ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të veçanta të jetës së tij. Ish-banori i “Big Brother Albania 9” ka njoftuar se është bërë baba për herë të dytë.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ai ka prezantuar për herë të parë vajzën e porsalindur, të cilën së bashku me bashkëshorten e kanë pagëzuar me emrin Ebba.

Në pamjet e publikuara, Damiano shihet në maternitet pranë bashkëshortes dhe djalit të tyre të madh, i cili tashmë gëzon statusin e vëllait të madh. Atmosfera familjare dhe emocionet e momentit kanë prekur ndjekësit e çiftit.

Me një mesazh plot dashuri, Damiano falënderoi Zotin për ardhjen në jetë të vajzës dhe për shëndetin e bashkëshortes, duke e cilësuar Ebbën si bekimin më të ri të familjes së tyre.

Ai nuk kurseu fjalët e bukura as për partneren, të cilën e falënderoi për forcën dhe sakrificën, duke theksuar se me lindjen e vajzës, familja e tyre është bërë edhe më e plotë. 💕