Xhensila Myrtezaj ka qenë një nga figurat e njohura të pranishme në ballon pranverore të RTV 21, event që mblodhi emra të njohur të artit, muzikës dhe ekranit shqiptar.
Në një prononcim për “Artistet Shqiptare”, këngëtarja u shpreh shumë e emocionuar për atmosferën dhe organizimin e mbrëmjes, duke e cilësuar si një eksperiencë të veçantë dhe elitare.
“U kënaqa, ishte në fakt një gjë shumë elitare që nuk e kisha përjetuar më përpara, ishte një kënaqësi shumë e veçantë për mua”, deklaroi artistja.
Gjatë eventit, Xhensila u shfaq elegante dhe në super formë, duke marrë vëmendjen e të pranishmëve me stilin dhe paraqitjen e saj plot hijeshi.
Artistja vazhdon të mbetet një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, me projekte të shumta që janë kthyer në hite dhe vazhdojnë të pëlqehen nga publiku.
