28 vite pa babanë, Leonora Jakupi: “Ti mbetesh krenaria jonë”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka përkujtuar me shumë mall dhe krenari babanë e saj, dëshmorin e kombit Qazim M. Jakupin, në 28-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Përmes një sërë postimesh në rrjetet sociale, këngëtarja ndau momente emocionuese, duke përfshirë një fotografi nga vendi i prehjes së të atit dhe një portret të tij me uniformën e UÇK-së. Në dedikimin e saj, Leonora shkroi: “Sot 28 vite pa ty Bab, ti mburrja dhe krenaria jonë!”.

Duke e kujtuar si një hero që vazhdon të mbetet i gjallë në kujtimet e saj, ajo shprehu edhe një herë dashurinë e pakufishme, duke e quajtur atë “engjëlli im bab” në një fotografi të vjetër të prindërve të saj. Postimi u mbyll me lutjen prekëse: “Ti Heroi im të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”.

Screenshot
Screenshot
Screenshot