Kejsi Borri, motra e ish-finalistit të “Big Brother VIP Albania”, Mateo Borri, ka ndarë një histori interesante gjatë paraqitjes së saj në emisionin “She’s On Air”.
Ajo tregoi se një djalë kishte tentuar t’i merrte numrin e telefonit, por pa dashje i kishte dhënë telefonin me aplikacionin WhatsApp të hapur.
Sipas Kejsit, kureshtja e shtyu të hapte bisedat e arkivuara, ku vuri re dy kontakte që i tërhoqën menjëherë vëmendjen.
“Në arkivë kishte një kontakt të regjistruar ‘My World’ me një zemër dhe një glob, ndërsa poshtë ishte ‘shoku letra angleze’, por me fotografinë e një vajze”, rrëfeu ajo.
Kejsi tha se nuk ia shkroi numrin dhe ia ktheu telefonin, ndërsa sipas saj, djali u ndje në siklet pasi kuptoi se ajo kishte parë bisedat.
“Ai ndërroi rrugë dhe kur u kryqëzuam përsëri, ecte me dorën para fytyrës që të mos e shihja. Atëherë mendova: ‘Çfarë bëjnë meshkujt sot, hajde jepju një mundësi’”, tha ajo me humor.
Gjatë bisedës, moderatoret bënë edhe shaka duke përmendur vëllain e saj, Mateo Borri, por Kejsi u përgjigj me humor: “Mateo nuk e fut motrën në arkivë.”
