Rita Ora dhe Taika Waititi, çifti më i komentuar në premierën e filmit të ri të Disney-t

Këngëtarja dhe aktorja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në premierën e filmit të ri të Disney-t, “Descendants: Wicked Wonderland”, mbajtur në Academy Museum of Motion Pictures në Los Angeles.

Rita rikthehet në rolin e Mbretëreshës së Zemrave (Queen of Hearts) në këtë pjesë të pestë të sagës, ndërsa në tapetin e kuq u shfaq mjaft e mbështetur nga bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi. Ky i fundit nuk nguroi të tregonte kujdesin për bashkëshorten, duke e puthur në faqe dhe duke e ndihmuar të rregullonte fustanin për një pamje perfekte para fotografëve.

Në këtë vazhdim të sagës, ku Rita Ora ka një rol më të madh dhe është pjesë edhe e kolonës zanore (përfshirë duetin “The Girl I Used to Be” me Brandy), personazhi i saj përballet me një kërcënim të ri pas rrëmbimit nga antagonisti Maddox Hatter.

Filmi pritet të shfaqet premierë më 16 korrik në Disney Channel, ndërsa më 17 korrik do të jetë i disponueshëm në platformën Disney+.