Egjipti bëhet destinacioni romantik i Elitës dhe Gjikos

Moderatorja Elita Rudi dhe bashkëshorti i saj, reperi Gjiko, kanë vendosur t’i kalojnë pushimet në Egjipt, një prej destinacioneve më të preferuara turistike.

Çifti ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi nga udhëtimi i tyre, ku shfaqen duke shijuar atmosferën luksoze dhe mbrëmjet magjike të vendit.

Në imazhet e ndara me ndjekësit, Elita tërheq vëmendjen me një paraqitje elegante, e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë blu, të kombinuar me aksesorë që i përshtaten ambientit ekzotik.

“E humbur në Netët Arabe”, ka shkruar ajo krahas fotografive, duke përshkruar përjetimet nga pushimet.

Në album nuk mungojnë as momentet romantike me Gjikon. Dyshja shfaqet e përqafuar pranë pishinës, duke dëshmuar se edhe mes angazhimeve profesionale gjejnë kohë për të shijuar pushime vetëm për njëri-tjetrin.

Prindër të dy fëmijëve, Zërit dhe Botës, Elita dhe Gjiko vazhdojnë të mbeten një nga çiftet më të dashura dhe më të ndjekura nga publiku shqiptar.