Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka deklaruar nga Tetova se zgjedhjet e ardhshme mund të mbahen brenda një periudhe prej gjashtë deri në tetë muajsh.
Sipas tij, situata politike në vend po shkon drejt zhvillimeve të shpejta, të cilat mund të çojnë në një proces të ri zgjedhor.
“Zgjedhje do të ketë shpejt, pas gjashtë ose tetë muajve”, u shpreh Thaçi gjatë deklaratës së tij.
