Alba Pollozhani zgjedh “skuadrat” më të forta dhe më të dobëta të showbizit shqiptar

E ftuar speciale në emisionin “Kampionët e Botës”, Alba Pollozhani është vënë përballë një sfide argëtuese, ku i është kërkuar të krijojë dy skuadra: më të fortën dhe më të dobëtën në showbiz-in shqiptar.

Pa shumë hezitim, ajo ka përzgjedhur disa nga emrat më të njohur të ekranit, duke veçuar Marina Vjollcën, Luana Vjollcën dhe Alketa Vejsiun si kombinimin më të fuqishëm.

“Sipas meje, skuadra më e fortë do të ishte Marina dhe Luana Vjollca, së bashku me Alketa Vejsiun”, u shpreh ajo gjatë emisionit.

Ndërkohë, pjesa që ka tërhequr më shumë vëmendje në rrjet ka qenë përzgjedhja e skuadrës më të dobët, ku Pollozhani ka përmendur Hygerta Sakon, Dolce dhe Rey Manajn.

“Skuadra më e dobët do të ishin Hygerta Sako, Dolce dhe Rey Manaj”, deklaroi ajo, duke nxitur reagime dhe diskutime mes ndjekësve.

Deklaratat e saj kanë bërë jehonë në rrjetet sociale, ku publiku ka ndarë mendime të ndryshme lidhur me përzgjedhjet e bëra.