Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën rajonale Gostivar–Padalishtë, ku një 29-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Sipas raportimeve, M.V. nga fshati Strajanë ishte duke drejtuar një motoçikletë të markës “Honda”, kur në një moment ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë.
I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Mjekësore të Gostivarit.
Policia ka kryer këqyrjen në vendin e aksidentit, ndërsa po hetohen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
