Antonela Berisha feston 30-vjetorin, postimi misterioz ndez aludime për jetën e saj private

Influencerja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 1”, Antonela Berisha, ka festuar së fundmi ditëlindjen e saj të 30-të me një festë madhështore të organizuar në detaje.

E rrethuar nga miqtë dhe njerëzit e saj më të afërt, Antonela ka shijuar një mbrëmje të mbushur me muzikë live dhe atmosferë festive, ku performanca e këngëtarit Jozi ka ndezur edhe më shumë festën.

Megjithatë, vëmendjen e ndjekësve e ka marrë një postim i saj i fundit në Instagram, ku është përgjigjur në mënyrë enigmatike ndaj një pyetjeje të fansave.

E pyetur se sa ka kushtuar performanca e Jozit, ajo ka shkruar shkurt: “Dhuratë nga komandanti”.

Kjo përgjigje ka nxitur menjëherë reagime dhe spekulime në rrjet, me ndjekësit që aludojnë se Antonela mund të jetë në një lidhje të re dashurie.

Edhe pse ajo nuk ka dhënë asnjë konfirmim apo detaj shtesë, postimi i saj ka mjaftuar që rrjeti të ndizet nga kureshtja për jetën e saj private.