Loredana mbështet protestën e 1 tetorit në Prishtinë

Reperja shqiptare Loredana Zefi ka shprehur mbështetjen e saj për protestën e paralajmëruar më 1 tetor në Prishtinë.

Përmes rrjeteve sociale, Loredana ka shpërndarë thirrjen për protestën, duke e shoqëruar me mesazhin: “Jo në emrin tim”.

Protesta është paralajmëruar të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 16:00, në kundërshtim me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.