Moderatorja e njohur, Ori Nebiaj, ka trazuar rrjetin me deklarata të forta rreth raporteve të saj me personazhe të njohura të medias shqiptare, gjatë pjesëmarrjes së saj në emisionin “Kampionët e Botës” në Tv Klan.
Përballë moderatores Marina Vjollca, Ori Nebiaj ka bërë një “skaner” të miqësive të saj, duke vlerësuar maksimalisht ish-bashkëmoderatorin Isli Islamin, si personin më të mirë për të. Ndërkohë, kur u pyet për një koleg që do ta linte në stol, por të cilit do t’i jepte një shans të dytë pas zhgënjimit, ajo zgjodhi gazetarin Eni Shehu.
Megjithatë, deklarata që ka rrëmbyer vëmendjen maksimale ishte ajo për moderatoren Arbana Osmani. E pyetur për një emër që e ka përjashtuar përfundimisht nga jeta e saj, Ori Nebiaj konfirmoi zyrtarisht ndërprerjen e marrëdhënies me ish-kolegen e “Big Brother VIP”.
“E kam përjashtuar nga jeta ime… është grua, që nuk i flas, Arbana Osmanit,” ka deklaruar hapur Nebiaj. Kjo deklaratë ka konfirmuar zërat që qarkullonin prej kohësh për një ftohje mes dyshes, duke e bërë vendimin e Orit të duket përfundimtar.
