Përleshje fizike në Kamjan, tre persona nga Tetova përfundojnë me kallëzim penal

Tre persona nga Tetova janë kallëzuar penalisht pas një përleshjeje fizike në afërsi të një objekti hotelierik në fshatin Kamjan.

Sipas SPB Tetovë, kallëzim penal është ngritur ndaj A.H. (23), G.I. (46) dhe I.I. (25) për veprat penale “dhunë” dhe “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

Sipas policisë, konflikti ka nisur pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme në trafik, ndërsa gjatë përleshjes njëri prej personave të përfshirë dyshohet se ka përdorur mjet të mprehtë, duke shkaktuar lëndime.