Gjykata e Apelit ka marrë vendim për këngëtarin Jozefin Marku, duke e liruar nga masa “Arresti në Shtëpi” dhe duke i caktuar masën “Detyrim paraqitje”.
Marku ishte arrestuar në fillim të shtatorit, pas publikimit të pamjeve filmike ku pretendohej se ai dhe disa persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar Eduard Kuçin.
Pas vendimit të Apelit, këngëtari ka reaguar në rrjetet sociale me një mesazh emocional:
“Ka një diell që më shoqëron kudo… Më ndriçon rrugën edhe atëherë kur përreth bëhet errësirë. Nuk më tregon vetëm ku të shkoj, por më kujton çdo ditë të mos ndalem së ndriçuari edhe vetë. Ju dua.”
Çështja ndaj tij vijon në procedurat përkatëse, ndërsa masa e sigurisë është ndryshuar nga “Arresti në Shtëpi” në “Detyrim paraqitje”.

