Ujësjellësi i Gostivarit ka njoftuar qytetarët se nesër do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në gjithë qytetin, duke filluar nga ora 04:00 e mëngjesit.
Sipas njoftimit, ndërprerja është e nevojshme për shkak të riparimit të defekteve në tri pika të ndryshme të gypit kryesor të rrjetit të ujësjellësit.
Furnizimi me ujë do të rikthehet pasi të përfundojë sanimi i defekteve.
“Ju falënderojmë për durimin dhe mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit.
Ndërprerja vjen pasi ditët e fundit furnizimi me ujë në Gostivar është normalizuar dhe uji është shpallur i pijshëm, pas ndotjes së burimit në fshatin Vrutok.
