Përplasen dy automjete në Gostivar, shtatë persona përfundojnë në spital

Shtatë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ndodhi në rrugën “Mlaki” në Gostivar, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas MPB-së, aksidenti ka ndodhur më 6 korrik rreth orës 23:10 dhe përfshiu dy automjete, një Citroen Berlingo të drejtuar nga R.J. (59) dhe një Seat Leon që drejtohej nga O.R. (70), të dy nga Gostivari.

Si pasojë e përplasjes, të dy shoferët pësuan lëndime të rënda, së bashku me tre pasagjerë të tjerë: M.S. (64), Z.I. (45) dhe S.R. (60). Të lënduarit u transportuan për trajtim në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup.

Ndërkohë, edhe dy pasagjerë të tjerë, D.P.G. (59) dhe P.A. (54), pësuan lëndime dhe morën ndihmë mjekësore në Qendrën Mjekësore të Gostivarit.

Në vendin e ngjarjes është kryer këqyrja nga një ekip i DPB Gostivar, ndërsa rrethanat e aksidentit janë në hetim.