Një i burgosur nga Kumanova humb jetën në burgun K’shanje

Një i dënuar 27-vjeçar nga Kumanova është gjetur i vdekur në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues burgun e K’shanjes, njoftoi Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për personin me inicialet S.Sh. (27) nga Kumanova.

Në vendin e ngjarjes ka kryer ekspertizë ekipi i SPB Kumanovë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup, me qëllim zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.