Egli Tako ka qenë e ftuara e radhës në “Grida Duma Podcast”, ku ka ndarë detaje mjaft intime rreth përvojës së saj në “Big Brother VIP”, këndvështrimit të saj për marrëdhëniet dhe ndryshimeve të fundit në stilin e jetesës.
Duke folur për izolimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ajo u shpreh se realiteti i atij formati është i vështirë për t’u kuptuar nga të jashtmit. Egli theksoi se gjatë asaj periudhe ishte fokusuar tek mbajtja e fjalës së dhënë: “Kur je brenda, nuk e kupton çfarë ndodh jashtë. I kisha dhënë besën dhe nuk do ta tërhiqja fjalën, pavarësisht reagimeve apo gjykimeve që mund të kishte publiku.”
Në një rrëfim të sinqertë për dashurinë, Egli shprehu mendimin se sot njerëzve u mungon përkushtimi ndaj njëri-tjetrit. Ajo beson se në një marrëdhënie, një grua duhet të ndihet e vlerësuar dhe se një mashkull që e bën partneren e tij të ndihet si “princeshë”, tregon më shumë pjekuri dhe burrëri. Për të, lidhjet e vërteta ndërtohen mbi ndjenja dhe jo mbi luksin apo pasurinë materiale.
Për sa i përket stilit të jetesës, ajo ka ndarë një ndryshim të rëndësishëm: ka hequr dorë nga fiziku tejet i tonifikuar i palestrës. “Më pëlqen më shumë vetja tani. Ndihem më femërore dhe më komode me trupin tim,” rrëfeu ajo.
Në fund, Egli foli edhe për jetën sentimentale, duke pranuar se ndonjëherë e ndien mungesën e një partneri, por mbetet e palëkundur në vendimin e saj: “Preferoj të jem vetëm sesa në një lidhje që nuk më bën të lumtur.”
