Aksioni i fundit i Kushtrim Kelanit, i cili zgjodhi të punojë krah për krah me punëtorët e “KRM Pastrimi” në Prishtinë për të dhënë një mesazh sensibilizues për qytetin, ka sjellë reagime të ashpra. Mes kritikëve ishte edhe ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Labinot Rexha, me të cilin Kelani ka pasur përplasje edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.
Rexha nuk ngurroi ta cilësojë nismën e Kelanit si një veprim për vëmendje dhe populizëm. “Oh zh zot po ky pjatën e vet dhe shtratin e vet për 80 dit nuk e ka heq te Big Brother VIP Kosova. Këto janë fore të populizmit, për audiencë. Fore të babadimrit”, shkroi ai në komentin e tij.
Kushtrim Kelani nuk ka zgjedhur të heshtë, duke iu kundërpërgjigjur me humor dhe ironi: “Mos m’komento se po m’vjen borllogu shtrejtë”.
Kjo përplasje virtuale ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, duke dëshmuar se raportet e tensionuara mes dy ish-konkurrentëve vazhdojnë të jenë të pranishme edhe pas përfundimit të reality show-t.


