Ana Ejupi në pritje të ëmbël: “Nga dy zemra, në tre”

Një lajm shumë i bukur ka ardhur nga Ana Jupi, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj një moment tejet emocional. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Në fotografitë e publikuara, Ana shfaqet krah partnerit të saj, teksa dyshja pozon në një natyrë të qetë duke treguar barkun e saj të rrumbullakosur. Gjithashtu, çifti ka ndarë edhe një foto tjetër ku mbajnë në duar ekon e foshnjës, duke e shoqëruar gjithë këtë me përshkrimin prekës: “Nga dy zemra, në tre”.

Lajmi është pritur me shumë entuziazëm nga miqtë dhe ndjekësit e saj, të cilët kanë vërshuar me urime të shumta për këtë kapitull të ri në jetën e çiftit.

Screenshot
Screenshot