“Dhuna nuk duhet të tolerohet”, reagon Sara

Sara Gjordeni ka reaguar publikisht pas publikimit të pamjeve të një episodi dhune, duke shprehur tronditjen dhe shqetësimin e saj për ngjarjen.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo, duke folur si nënë e dy vajzave, dënoi ashpër dhunën dhe bëri thirrje që autorët të përballen me drejtësinë.

“Jam më shumë sesa e tmerruar dhe e prekur nga pamjet”, shkroi Gjordeni, duke theksuar se raste të tilla nuk duhet të tolerohen.

Ajo u bëri apel institucioneve kompetente që të hetojnë ngjarjen me seriozitet dhe kërkoi që dhuna dhe vetëgjyqësia të mos normalizohen.

Reagimi i saj ka ngjallur diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë shprehur shqetësimin e tyre për shtimin e rasteve të dhunës mes të rinjve.