Një shkëmbim i ashpër replikash ka shpërthyer në rrjetet sociale mes gazetarit Bledi Mane dhe influencueses Dea Mishel, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Debati nisi pasi Mane publikoi një postim në Instagram, ku ironizoi angazhimin e Deas lidhur me protestat kundër projektit të Zvërnecit. Në reagimin e tij, gazetari shkroi se nëse “revolucioni ka mbetur në dorën e Dea Mishelit”, atëherë ai do të bënte plazh nudo.
Kjo deklaratë solli menjëherë reagimin e influencueses, e cila iu kundërpërgjigj me tone të forta, duke e pyetur publikisht se sa para kishte marrë për ta bërë një postim të tillë.
Pas reagimit të saj, Bledi Mane publikoi një tjetër mesazh në InstaStory, ku i kërkoi Deas që debati të vazhdojë me humor dhe sarkazëm.
“Dea Mishel, vazhdo repliko me humor dhe sarkazëm, në të kundërt do detyrohem edhe unë të përdor gjuhë tjetër”, shkroi ai.
Ndërkohë, Dea Mishel ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit edhe për përplasjet e saj me kryeministrin Edi Rama, pas komenteve të tij për influencuesit, si dhe me deputeten e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi.
Debati mes palëve po vazhdon të komentohet gjerësisht në rrjetet sociale, ku reagimet dhe qëndrimet e tyre po ndjeken me interes nga publiku.

