Gold AG rrëfen momentin kur mori vesh për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së: “U bllokova, nuk mund të merrja frymë”

Këngëtari Gold AG ka rrëfyer me emocione të forta se si e përjetoi lajmin për dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Ai tregoi se lajmi e tronditi aq shumë sa përjetoi një moment të rëndë fizikisht dhe emocionalisht, duke e krahasuar ndjesinë me atë të një infarkti.

“U bllokova dhe nuk munda të marr frymë”, rrëfeu këngëtari.

Në ato momente, pranë tij ishte edhe djali i vogël, i cili e pyeti se çfarë kishte.

“Pata djalin e vogël afër, më tha: ‘Çka ki babë?’. Edhe kam ikur. Nuk e dija çka po më ndodh”, tregoi Gold AG.

Ai tha se më pas doli nga shtëpia, hipi në makinë dhe u nis, ndërsa frika për gjendjen e tij e shoqëroi gjatë atij momenti.

“Edhe nëse vdes, mos të vdes para djalit”, tregoi këngëtari i përlotur.