DJ PM a e ka hedhur hapin e radhës? Një detaj ngre dyshimet për fejesë

DJ PM ka festuar së fundmi ditëlindjen e tij, duke marrë urime të shumta nga miq, kolegë të estradës dhe familjarë.

Megjithatë, një detaj i vogël në fotografitë e publikuara në Instagram ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve. Në njërën prej tyre, DJ PM shfaqet pranë njerëzve të afërt, ndërsa në gishtin e unazës së dorës së majtë vërehet një unazë, e cila ka nxitur menjëherë spekulime në rrjet.

Ky detaj ka bërë që shumë ndjekës të pyesin nëse ai dhe partnerja e tij, Sarah Berisha, kanë vendosur ta çojnë lidhjen në një tjetër nivel. Dyshja prej kohësh e kanë mbajtur jetën private larg vëmendjes mediatike dhe kohët e fundit kanë qenë më të rezervuar edhe në rrjetet sociale.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nëse bëhet fjalë për një fejesë apo thjesht për një aksesor që ka nxitur interpretime të ndryshme.

Për momentin, gjithçka mbetet në kuadër të aludimeve, ndërsa fansat presin të shohin nëse DJ PM ose Sarah Berisha do të zgjedhin të flasin për këtë çështje në të ardhmen.