Më 31 gusht rreth orës 20:00, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor në Tearcë kanë privuar nga liria J.B. (51) nga Tearca, pasi dyshohet se rreth orës 19:40 ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur.
Gjatë ndërhyrjes, policia ka konstatuar se 51-vjeçari ishte nën ndikimin e alkoolit, me 1.85 promilë alkool në gjak. Ai gjithashtu është sjellë në mënyrë agresive dhe nuk ka respektuar urdhrat e policëve.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
