Komuna e Tearcës mbështet nxënësit e klasës së parë me vauçerë

Me rastin e 1 Shtatorit dhe fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka vizituar sot shkollat fillore në territorin e komunës.

Gjatë vizitës, Memishi uroi nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor, me urim të veçantë për fëmijët që për herë të parë u ulën në bankat shkollore.

Në kuadër të mbështetjes për nxënësit më të vegjël, kryetari bëri të ditur se Komuna e Tearcës do të shpërndajë vauçerë për nxënësit që këtë vit fillojnë klasën e parë.

“Uroj që ky vit shkollor të jetë i mbarë, i suksesshëm dhe plot rezultate të mira për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit. Në veçanti, mirëpresim vogëlushët që sot nisin një kapitull të ri në jetën e tyre”, u shpreh Memishi.