Arjola Demiri: “Sa më pak flas, aq më shumë kuptoj”

Aktorja Arjola Demiri ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një mesazh reflektues të publikuar në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se po kalon një periudhë ndryshimesh të rëndësishme në jetën e saj.

Në postimin e saj, ajo shprehet se po sheh gjërat ndryshe dhe se është gati të përballet me sfida dhe mundësi të reja që mund të vijnë.

“Jeta, së fundmi, është bërë interesante. Sa më pak flas, aq më shumë kuptoj. Sa më shumë vëzhgoj, aq më qartë shoh. Është koha e ndryshimeve të mëdha… dhe unë jam gati për gjithçka të bukur që po vjen”, ka shkruar ajo.

Edhe pse nuk ka dhënë detaje konkrete, postimi i saj ka ngjallur kureshtje te ndjekësit, të cilët presin të mësojnë më shumë për kapitullin e ri që ajo ka paralajmëruar.