“Inshallah s’po na bijnë msysh”, flet për lidhjen me Selinën dhe zbulon planet e reja

Ish-banori i Big Brother VIP Albania ka folur për jetën pas përfundimit të reality show-t, duke ndarë detaje rreth lidhjes me Selinën, angazhimeve të reja dhe planeve për të ardhmen.

Ai u shpreh se është ambientuar shpejt me jetën jashtë shtëpisë dhe se pas daljes nga formati ka marrë mbështetje edhe më të madhe nga publiku.

Sa i përket marrëdhënies me Selinën, ai tha se gjithçka po shkon shumë mirë.

“Lidhja me Selinën po shkon shumë mirë. Inshallah nuk po na bijnë msysh”, u shpreh ai.

Çifti lëviz mes Prishtinës, Tiranës dhe Istogut, në varësi të angazhimeve të tyre, ndërsa për momentin nuk kanë vendosur të vendosen përfundimisht në një qytet.

Ai zbuloi gjithashtu se janë duke punuar në projekte të reja së bashku, duke premtuar surpriza për publikun. Ndër momentet më të bukura pas daljes nga shtëpia, ai veçoi fitoren e Selinës në finale dhe publikimin e këngës “SIR”.

I pyetur për raportet me ish-banorët, ai tregoi se mban kontakte vetëm me Shëndritin dhe Gretën, ndërsa në fund la të kuptohet se shumë shpejt mund të vijë edhe një bashkëpunim me Gjestin.