BDI paralajmëron protestë masive në Tetovë më 11 korrik

BDI – ka njoftuar organizimin e një proteste masive qytetare më 11 korrik 2026, në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e emrave të rrugëve dhe sheshit të qytetit.

Sipas BDI-së, vendimi i Gjykatës Kushtetuese vjen pas, siç thuhet, mosdorëzimit të dokumentacionit të kërkuar nga Komuna e Tetovës në disa raste brenda një viti.

Në deklaratë theksohet se kjo situatë ka çuar në rikthimin e emrave të vjetër të rrugëve dhe sheshit të qytetit, gjë që partia e konsideron të papranueshme.

BDI akuzon kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, duke e cilësuar përgjegjës për situatën e krijuar, si dhe pretendon se kërkesat për informacione dhe thirrjet për seancë urgjente nuk janë marrë parasysh nga institucionet lokale.

Në fund, BDI u ka bërë thirrje qytetarëve të Tetovës që të marrin pjesë në protestë, duke e cilësuar atë si një reagim qytetar për mbrojtjen e identitetit dhe historisë së qytetit.