Egi zbulon një episod me Rogertin nga BBVA: “Zgjodha të mos e çoja më tej”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga qëndrimi i saj në shtëpinë më të famshme në vend, gjatë një interviste në emisionin “She’s On Air” në TAR.

Duke kujtuar momentet e përjetuara brenda formatit, ajo rrëfeu një situatë që, sipas saj, kishte ndodhur me ish-finalistin Rogert Sterkaj.

“Atëherë, ka qenë një moment, unë sapo kisha dalë nga dushi dhe kisha rrobdishanin. E kisha vendosur… ne lahemi me rroba banjoje aty, dushin e bëjmë me rroba banjoje dhe i kisha vendosur në xhep rrobat e banjos, por ishin të qullta. Edhe rrobdishanin e kisha vënë në… te krevati. Dhe ishim të gjithë, ishte dhe Juela, ishte dhe Rogerti. Edhe unë në momentin që po mblidhja rrobat aty, thashë paskam lagur krevatin. Edhe ky tha ‘Vi unë ta thaj krevatin.’ Unë i thashë: ‘Pse të më thash ti?’ dhe tha ‘jam hot.’ më tha mua. ‘Epo je hot nga dhjami ti’ i thashë unë. ‘A më tha mua se ty tha nuk të pëlqejnë meshkuj si puna ime, të pëlqejnë ato si Mateo.’ më tha mua. I thashë: ‘Jo,’ thashë, ‘unë e kam shumë të mirë atë që kam te shtëpia,’ thashë, ‘dhe nuk kam asnjë lloj interesi,’ thashë, ‘për… për… për Mateon.’”

Gjatë intervistës, Egi u pyet pse nuk kishte reaguar publikisht në atë moment ose pse nuk e kishte diskutuar më herët këtë situatë.

Në përgjigjen e saj, ajo la të kuptohej se kishte zgjedhur të mos e zmadhojë ngjarjen dhe të mos e çojë më tej debatin gjatë kohës së qëndrimit në shtëpi.