Arbana Osmani magjeps Francën: Pamje nga udhëtimi luksoz në Château d’Yquem!

Arbana Osmani, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj me postimet e fundit në rrjetet sociale, ku shfaqet duke shijuar një atmosferë përrallore në Francë.

Përmes fotografive të publikuara, Arbana duket tejet elegante dhe e lumtur, teksa viziton Château d’Yquem, një nga vendet më ikonike dhe historike të verës në rajonin e Bordosë. E veshur me një fustan të bardhë që i shkonte për shtat ambientit luksoz, ajo ka ndarë me ndjekësit edhe ndjesinë e saj: “The excitement is real” (Emocioni është real).

Duket se moderatorja po shijon disa ditë relaksi dhe frymëzimi në këtë destinacion magjepsës, duke sjellë për ndjekësit e saj një pamje të rafinuar dhe plot stil. Komentet dhe pëlqimet nga fansat nuk kanë munguar, të cilët kanë vlerësuar zgjedhjen e saj të fundit gjatë këtij udhëtimi në Francë.

Screenshot
Screenshot