Motra e Bes Kallakut flet për partneren e re: “Paskam pritur 33 vite për të’’

Pas konfirmimit të romancës së re të Bes Kallakut me Ejonën, vëmendja në rrjet është përqendruar edhe te reagimet e familjarëve të aktorit.

Një nga komentet që mori më shumë jehonë ishte ai i motrës së tij, Ana Kallaku, e cila foli me shumë dashuri për partneren e re të Besit.

E pyetur nga ndjekësit për raportin që ka me Ejonën, Ana u shpreh: “Ajo është një burim i kulluar gëzimi në shtëpinë tonë”.

Më pas, duke iu përgjigjur një tjetër komenti në rrjetet sociale, ajo shtoi: “Paskam pritur 33 vite për të”.

Deklarata u komentua menjëherë nga ndjekësit, të cilët e interpretuan si një mesazh indirekt ndaj ish-bashkëshortes së Besit, Xhensila Myrtezaj.

Duke qenë se Ana është 33 vjeçe, shumë prej komentuesve e panë këtë si një mënyrë për të thënë se Ejona është personi që familja e ka pritur prej kohësh.

Komentet në rrjet nuk munguan, ndërsa deklarata vazhdon të qarkullojë gjerësisht në portalet rozë dhe mediat sociale.

Screenshot