“S’ka çka të intereson ty”: MC Kresha lë emisionin në mes të transmetimit!

Një ngjarje e papritur ka ndodhur gjatë transmetimit të emisionit “Ekipi A” në ATV, ku reperi i njohur MC Kresha ka braktisur studion në mes të intervistës.

Gjithçka nisi nga një diskutim paralel që MC Kresha dhe Xuxi po zhvillonin, i cili po pengonte rrjedhën e bisedës së moderatores Doruntina Alshiqi. Moderatorja, në përpjekje për të menaxhuar situatën dhe për të qartësuar publikun, ndërhyri duke pyetur se çfarë po diskutohej mes tyre.

Përgjigja e reperit ndaj kësaj ndërhyrjeje ishte: “S’ka çka të intereson ty, s’po du me fol”. Menjëherë pas këtij momenti, MC Kresha vendosi të largohej nga studioja.

Alshiqi sqaroi për “Prive By Liberta Spahiu” se nuk ka pasur asnjë përplasje direkte mes saj dhe artistit, duke theksuar se detyra e saj ishte thjesht menaxhimi i situatës për një komunikim të qartë me teleshikuesit. Ndërsa Xuxi mbeti i habitur nga reagimi, MC Kresha deri më tani ka zgjedhur të mos bëjë asnjë reagim publik lidhur me largimin e tij.