Armir Shahini, këngëtari i njohur dhe njër nga finalistët më të komentuar të edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “She’s On Air”. Përveç projekteve të reja muzikore, Miri nuk i ka shpëtuar as ngacmimeve të moderatoreve lidhur me dinamikat e shtëpisë më të famshme dhe mbi të gjitha, çiftet e krijuara gjatë atij rrugëtimi.
I pyetur rreth lidhjeve të dashurisë që lindën brenda mureve të shtëpisë, Miri ka preferuar të ruajë një qasje neutrale, duke u uruar lumturi, por pa dhënë komente të thella.
“Unë nuk kam asnjë lloj komenti për çiftet që janë krijuar atje. Gjithsecili sheh jetën e tij, të vazhdojnë të jetojnë të lumtur”, u shpreh ai.
Megjithatë, situata ka marrë një kthesë më të lehtë dhe me humor kur moderatoret e kanë ngacmuar nëse do të ishte i gatshëm të merrte pjesë në dasmat e tyre, apo edhe të performonte si këngëtar, duke përmendur specifikisht emrin e Selin.
Duke ruajtur qetësinë dhe sportivitetin që e ka karakterizuar përgjatë gjithë lojës, Miri theksoi se është njeri që nuk mban inate, por u tregua i rezervuar sa i përket ftesave:
“Po si mund të shkoj në dasmë pa ardhur ftesa? Duhet me e pa situatën si të vjen… Aman se po thashë unë do të shkoj në dasmë, do thonë ‘ai do të shkojë në dasmë, kush po të fton ty’. Po thashë nuk do të shkoj në dasmë ‘zbrit se të vrava, hip se të vrava’ ky muhabet”
