Aksident në rrugën Prilep–Manastir, 7 të lënduar mes tyre edhe dy të mitur

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar për një aksident të rëndë rrugor që ka ndodhur më 21.06.2026 në rrugën Prilep–Manastir, ku janë përfshirë tre automjete dhe si pasojë janë lënduar gjithsej shtatë persona, përfshirë dy të mitur.

Sipas njoftimit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:45 dhe në të janë përfshirë një “Toyota” me targa të Manastirit, e drejtuar nga D.R. (24) nga fshati Musinc i komunës së Mogillës, një “Seat” me targa të Kavadarit, e drejtuar nga V.M. (54) nga Manastiri, si dhe një “Mazda” me targa të Shkupit, e drejtuar nga G.M. (51).

Si pasojë e përplasjes, lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesja e automjetit “Seat”, V.M., ndërsa lëndime trupore kanë marrë edhe bashkudhëtarët e saj, S.V. (37), N.V. (40) dhe dy të mitur nga fshati Vozarci i Kavadarit, si dhe dy shoferët e tjerë të përfshirë në aksident.

Të gjithë të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Qytetit në Prilep, ku u janë konstatuar lëndimet. Ndërkohë, një ekip hetimor i NJPB Prilep ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.