Një zhvillim pozitiv është regjistruar në tregun valutor për mërgimtarët nga amaqedonia e Veriut. Frangu zviceran është forcuar ndaj denarit, çka do të thotë se ata që dërgojnë para nga Zvicra familjeve të tyre do të marrin më shumë denarë për të njëjtën shumë.
Edhe euro dhe dollari amerikan vazhdojnë të mbajnë një kurs të favorshëm në raport me denarin.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit:
- 🇨🇭 1 frang zviceran (CHF) = 66.87 denarë (MKD)
- 🇪🇺 1 euro (EUR) = 61.67 denarë (MKD)
- 🇺🇸 1 dollar amerikan (USD) = 53.87 denarë (MKD)
Kjo do të thotë se paratë që mërgimtarët u dërgojnë familjeve të tyre në Maqedoninë e Veriut tani vlejnë më shumë kur këmbehen në denarë, duke u mundësuar familjeve të përfitojnë një shumë më të madhe në valutën vendase.
