Këngëtarja e njohur kosovare Nora Istrefi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me disa fotografi të publikuara së fundmi në Instagram.
Artistja ka ndarë imazhe nga pushimet e saj të kaluara, ku shfaqet duke shijuar ditët e verës mbi një varkë. Krahas fotografive, ajo ka shkruar thjesht: “Last summer” (Vera e kaluar).
Postimi është pritur me reagime të shumta nga fansat dhe figura të njohura të estradës, të cilët e kanë komplimentuar për paraqitjen dhe atmosferën verore që përcjellin fotografitë.
Me këto imazhe, Nora ka rikthyer nostalgjinë e sezonit të pushimeve, duke dëshmuar edhe një herë se mbetet një nga emrat më të komentuar të showbizit shqiptar.

