Një nga momentet më të komentuara të këtij sezoni të Ferma VIP ka qenë droni i dërguar për këngëtaren Soni Malaj, i cili nxiti menjëherë aludime në rrjetet sociale se pas tij mund të qëndronte kantautori Flori Mumajesi.
Sipas gazetarit Elton Tozaj, e vërteta është ndryshe nga ajo që është përfolur gjerësisht. Ai ka deklaruar se droni nuk është dërguar nga Flori Mumajesi, por nga vetë produksioni i spektaklit.
“Dronin s’ia ka çuar Flori… ia ka çuar produksioni,” është shprehur Tozaj, duke shtuar se nuk ka lidhje mes surprizës dhe kantautorit të njohur.
Deklarata ka nxitur diskutime të shumta në rrjet, pasi për një kohë të gjatë publiku kishte aluduar për një lidhje simbolike mes surprizës dhe Flor Mumajesit, duke e lidhur atë me raportin e tyre të mëhershëm dhe interpretimet e fansave.
