Zjarr në një shtëpi në Trebosh të Tetovës

Një shtëpi në fshatin Trebosh është përfshirë nga zjarri pasditen e së hënës, njofton SPB Tetovë.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti është raportuar rreth orës 17:05, ndërsa objekti i përfshirë nga flakët është në pronësi të A.S. (46).

Fatmirësisht, nga zjarri nuk ka persona të lënduar, ndërsa ekipet e Njësia Territoriale Kundër Zjarrit Tetovë kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin në kohë.

Për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit, këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i DP Grupçin.