Bashkësia Fetare Islame (BFI) ka filluar shpërndarjen e 25 tonëve hurma nëpër myftinitë e vendit, si ndihmë humanitare e ardhur nga Mbretëria e Arabisë Saudite.
Donacioni është siguruar nga Mbreti Selman bin Abdulaziz Al Saud dhe Princi i Kurorës Muhamed bin Selman, përmes qendrës humanitare “Mbreti Selman bin Abdulaziz” dhe është dedikuar për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Shpërndarja është bërë nga selia e BFI-së, në prani të kreut të saj Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe përfaqësuesve të Ambasadës së Arabisë Saudite në Tiranë, të udhëhequr nga ambasadori Fejsal bin Gazi Hivdhi.
Nga BFI është shprehur mirënjohje për këtë ndihmë, duke theksuar rëndësinë e saj për besimtarët dhe qytetarët në vend.
