Ballafaqimi i parë mes Vanesa dhe Indri në “Post Ferma VIP” ka sjellë emocione dhe tension, duke rikthyer në vëmendje fundin e papritur të romancës së tyre.
Vanesa zbuloi se kishte biseduar vetëm pak minuta me Indrin pas finales, por ajo që kishte dëgjuar e kishte zhgënjyer thellë.
“Kemi folur në festë dhe kuptova që ai ishte shumë i ftohtë në logjikë, në gjërat që thoshte. Ai s’paska pasur pikë ndjenje gjatë gjithë asaj periudhe,” u shpreh ajo.
Nga ana tjetër, Indri pranoi se kishte gabuar me mënyrën se si kishte vepruar pas largimit të Vanesës nga ferma, por mohoi se një person i tretë kishte ndikuar në ndarjen e tyre.
Ky ishte takimi i parë sy më sy mes dyshes pas përfundimit të reality show-t, ndërsa deklaratat e tyre kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale. 🔥💬
